Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, zbulohet data e seancës në Gjykatën e Lartë për Ilir Metën
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 09 tetor për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës me objekt ankimin ndaj masës “arrest në burg”, caktuar prej rreth 1 viti nga Gjykata e Posaçme dhe e lënë në fuqi deri më tani nga gjyqësori. Ankimi i Metës erdhi pas vendimit të fundit të Apelit të Posaçëm Antikorrupsion që la të pandryshuar masën. Ndërkohë, GJKKO ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik për të kaluar dosjen për gjykim, kthyer pas për plotësim aktesh ose pushimin e çështjes.