Reali merr ‘formë’, rikthehen Belingam e Kamavinga

Reali merr ‘formë’, rikthehen Belingam e Kamavinga

Belingam dhe Kamavinga i bashkohen mesushorëve Valverde, Tçuameni, Gyler dhe Sebajos te Real. Nesër ndaj Marsejës në Champions mungojnë vetëm Rudiger, Endrik dhe Mendi. Dy 22 vjeçarët Xhud Belingham dhe Eduardo Kamavinga janë dy rikthimet kryesore në skuadrën e Real Madridit. Duke pritur ndeshjen hapëse të sezonit të Ligës së Kampionëve nesër kundër Marsejës, skuadra spanjolle e Ksabi Alonsos ka dy rikthime kyçe në grupin e bardhë madrilen. Të dy mesfushorët pritet të luajnë në Santiago Bernabeu, për herë të parë këtë sezon të ri futbollistik duke rritur ndjeshëm rendimentin e skuadrës. Kamavinga ka qenë jashtë skuadrës që nga 8 gushti për shkak të një problemi në kyçin e këmbës së djathtë, ndërsa Belingham i’u nënshtrua një operacioni në shpatullën e majtë më 16 korrik,...