Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Arrestimi politik i Ilir Metës, Gjykata e Lartë merr vendimin në 9 tetor
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 tetor për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës me objekt ankimin ndaj masës ‘arrest në burg’ caktuar prej rrethi një viti nga Gjykata e Posaçme dhe e lënë në fuqi deri më tani nga gjyqësori, raporton gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjoka. Ankimi i Metës erdhi pas vendimit të fundit të Apelit të Posaçëm Antikorrupsion që la të pandryshuar masën. Ndërkohë, GJKKO ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik për të kaluar dosjen për gjykim, kthyer pas për plotësim aktesh...