Bardhi shkund Kuvendin: 11 komisione parlamentare, e papranueshme për PD

Bardhi shkund Kuvendin: 11 komisione parlamentare, e papranueshme për PD

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas mbledhjes që zhvilloi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, me krerët e grupeve parlamentare, tha se propozimi për krijimin e 11 komisioneve parlamentare është i papranueshëm. “Për Partinë Demokratike është e papranueshme që në Asamblenë e Partisë Socialiste të njoftohet për organizimin e Kuvendit. Organizimi duhet të jetë rezultat i punës së mazhorancës dhe opozitës. Fakti i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve, tregon frymën autoritare që Edi Rama ka instaluar”, tha Bardhi. Më tej, Bardhi theksoi se “shkrirja e Komisionit Europian vërteton vullnetin e mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga procesi”. “Shqipëria i pari vend që përjashton opozitën që nuk ka komision të dedikuar për integrimin, kur e ka prioritet procesin”,...