Diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare, nesër dy seanca plenare në Kuvend

Diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare, nesër dy seanca plenare në Kuvend

Kuvendi do të mblidhet nesër (16 shtator), ku do të zhvillohen dy seanca plenare. Seanca e parë do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa seanca e dytë do të zhvillohet në orën 17:00. Në mbledhjen e Kuvendit të orës 17:00 do të diskutohet projektvendimi për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit. ‘PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 17:00. Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 21, nenit 22 dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, URDHËROJ: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 17:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1. Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin...