Sarandë, zjarr në Qafën e Butrintit/ Flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar

Sarandë, zjarr në Qafën e Butrintit/ Flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në vendin e quajtur Qafa e Butrintit, në Sarandë. Zjarri ka përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit. Era që fryn rrezikon që zjarri të përhapet edhe në brendësi të parkut. Zjarrfikësja ndodhet në vendin ku ka rënë zjarri për të bërë të mundur shuarjen e tij. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.