Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qarkullonte në sens të kundërt në aksin “Durrës-Kavajë” dhe postonte videon në rrjetet sociale, 400 mijë lekë gjobë për shoferin ‘e pabindur’
Policia e Durrësit ka gjobitur dy drejtues mjetesh, pasi janë evidentuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”, pamje të cilat vetë ata i kanë postuar në rrjetet sociale. Rasti i parë, një shtetas me inicialet E. M., banues në Fier, është ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë dhe me heqje të 15 pikëve nga leja e drejtimit, pasi ka qarkulluar me automjet në sens të kundërt, në këtë aks. Ndërkohë shtetasi B. Sh., banues në Durrës, është gjobitur me 3000 lekë, pasi ka kryer parakalim të rrezikshëm, në po të njëjtin aks. Top Channel