Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve
Edhe pse me drejtësinë e reformuar po prej tij, Edi Rama vazhdon të sulmojë gjyqtarë e prokurorë, ku këtë herë në “tabelën e qitjes” së kryeministrit është vënë gjyqtari Marko Boshku, i cili ushtron detyrën në Gjykatën Administrative të Tiranës. Shkak është bërë një vendim i gjyqtarit Boshku për rikthimin në detyrë të kreut të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP) në Vlorë, të cilin Rama e konsideron si një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar. Rama e konsideron rastin si të “ububushëm”, teksa ish-kreun e AMP-së së Vlorës si “birbo” që kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues. Ndryshe nga herët e tjera, Rama këtë herë ka publikuar edhe foton e magjistratit Boshku, teksa del...