Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Boom’ i frikshëm në tregun e pronave/ Të huajt ‘blejnë’ Shqipërinë, investojnë 135 milionë euro në 3 muaj
Investimet e huaja në Shqipëri po kanalizohen veçanërisht në blerje pasurish të paluajtshme, dhe jo më në sektorët tradicionalë si energjia, apo industria nxjerrëse. Banka e Shqipërisë thotë se në tremujorin e dytë të këtij viti vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 398 milionë euro, me rritje prej vetëm 3 milionë euro në raport me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. INVESTIMET E HUAJA DIREKTE Prill-Qershor 2024 395 mln euro Prill-Qershor 2025 398 mln euro Rritja +3 mln euro 34% e këtyre parave u ‘hodhën’ në sektorin e pasurive të paluajtshme, ose gati 135 milionë euro. Praktikisht një në tre lekë të investuara në Shqipëri nga të huajt në periudhën prill-qershor 2025, shkoi për blerje pronash. Për ekspertët e tregut të pasurive të...