Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani merr lajme nga “infermieria”; ja gjendja e Maignan dhe Pavlovic pas analizave
15 Shtator 2025 15:20 Alfred Lleshi Lajme të mira për Milanin nga infermieria, sidomos për Mike Maignan dhe Strahinja Pavlovic. Pas fitores ndaj Bologna në “San Siro” kishte shqetësime për gjendjen e dy lojtarëve, të cilët u detyruan ta linin fushën para kohe. Të hënën paradite, të dy iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore, të cilat përjashtuan dëmtimet muskulore. Gjendja e tyre do të vlerësohet ditë pas dite, sipas ecurisë klinike. Pavlovic u ndal që në pjesën e parë dhe u zëvendësua nga De Winter, ndërsa Maignan u detyrua të dalë nga fusha në fillim të pjesës së dytë, duke ia lënë vendin Terraccianos. Diagnozat e para flisnin për një shqetësim në pulpën e djathtë për portierin francez dhe problem në fleksorin e majtë për mbrojtësin serb....