Rubio me Netanjahun: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet

Rubio me Netanjahun: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet

Lindja e Mesme po përjeton ditë vendimtare për të ardhmen. Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, gjatë vizitës në Izrael është takuar me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe ministra të tjerë, duke i shprehur mbështetje pavarësisht kritikave për sulmin në Katar. Hamasi duhet të zhduket dhe pengjet të lirohen menjëherë, u shpreh kryediplomati amerikan. Kryeministri izraelit mirëpriti mbështetjen e fortë nga Uashingtoni për të vazhduar luftën në Gaza. “Vizita e Marco Rubios këtu është një mesazh për qeveritë e dobëta që demonizojnë shtetin hebre”, theksoi Netanjahu. “Amerika nuk ka aleat më të mirë se Izraeli, dhe Izraeli nuk ka aleat më të mirë se Amerika”, shtoi kryeministri gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Jerusalem me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio. Ministri i sigurisë, Ben...