Organet e reja të Kuvendit, Balla: Ndryshim për t’iu përshtatur integrimit. Bardhi: Përjashtuat opozitën

Organet e reja të Kuvendit, Balla: Ndryshim për t’iu përshtatur integrimit. Bardhi: Përjashtuat opozitën

Parlamenti do të zhvillojë të martën dy mbledhje për të miratuar ndryshimet në rregullore dhe për të ngritur organet e reja të Kuvendit. Axhenda e seancave plenare dhe përbërja e komisioneve të Parlamentit u diskutua në një mbledhje mes kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, Taulant Balla nga PS, Gazment Bardhi nga PD e Tedi Blushi nga Partia e Lirisë. Balla, në emër të mazhorancës, argumentoi nevojën për ndryshimin e komisioneve për t’iu përgjigjur kërkesave të procesit të anëtarësimit në BE. Por opozita kritikoi gjithë procesin e ndjekur nga socialistët për ndryshimin e rregullores. Në emër të PD, Gazment Bardhi sqaroi se struktura e Kuvendit, së pari, nuk mund të ndryshohet në forume partie, siç ndodhi në Asamblenë e PS; së...