Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, skenarët në tryezën e opozitës; cilët janë 3 emrat më të kuotuar

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, skenarët në tryezën e opozitës; cilët janë 3 emrat më të kuotuar

Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Edi Rama njoftoi në 11 shtator se Bashkia e Tiranës do të shkonte në zgjedhje të pjesshme, ndërsa i kërkoi Këshilli Bashkiak të shkarkonte Erion Veliajn si Kryebashkiak të kryeqytetit. Paralelisht me këtë vendim, Rama shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut për garën që do të mbahet në Tiranë, ndërsa mandati i kryebashkiakut në detyrë përfundon në 2027-ën. Ky vendim i Ramës duket se ka kapur të papërgatitur opozitën, edhe pse prej muajsh, këshilltarët e saj në Këshillin Bashkiak kërkonin shkarkimin e Veliajt, i arrestuar me urdhër të SPAK prej 10 shkurtit 2025. E ndërsa Rama ka zyrtarizuar edhe kandidaten për Tiranën në një proces që nuk dihet ende se kur mund të mbahet, opozita e drejtuar nga PD është në...