Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama për gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë, një shkelës i ligjit dhe mashtrues
Kryeministri Edi Rama ka denoncuar publikisht një tjetër gjyqtar, Marko Boshkun në lidhje me një vendim për rikthimin në detyrë të kreut të AMP-së Vlorë. Rama ka publikuar foton e gjyqtarit Marko Boshku, i cili ushtron detyrën në Gjykatën Administrative të Tiranës. ”Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit, një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën”,-shkruan Rama. Reagimi i plotë Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa...