Sommer, “kurban” për të gjithë? Martinez në portë kundër Ajax, rokadë si Handanovic-Onana më 2022

Sommer, “kurban” për të gjithë? Martinez në portë kundër Ajax, rokadë si Handanovic-Onana më 2022

15 Shtator 2025 14:20 Alfred Lleshi A ekziston mirënjohja në futboll? Shumë pak. Pas gabimeve në Juventus-Inter, portieri Sommer mund të provojë mbi shpinë rregullin e pamëshirshëm: vlen vetëm ndeshja e fundit. Zvicerani, hero i Champions-it sezonin e kaluar, është vënë në dyshim dhe Cristian Chivu po mendon t’i japë shansin Joseph Martinez në debutimin ndaj Ajax-it. Një skenar që kujton rokadën mes Handanovic e Onana më 2022, kur Inzaghi guxoi ta ulte në stol kapitenin slloven për t’i besuar ish-portierit të Ajax-it, vendim që ndryshoi sezonin e Interit. Sommer nuk është i vetmi fajtor i disfatës në Torino, por rrezikon të paguajë për të gjithë. Goli i Adzic shtoi dyshimet mbi të. Chivu e ka bërë të qartë: askush nuk është i paprekshëm, luan kush...