Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Presidenti Ceferin, intervistë ekskluzive për FSHF TV: Federata shqiptare në UEFA, super efiçente
Shqipëria priti javën e kaluar një ngjarje historike për vendin dhe futbollin tonë, mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nën drejtimin e Presidentit Aleksandër Čeferin, KE e UEFA-s mori vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit europian. Në një intervistë ekskluzive dhe të parën për FSHF TV, Presidenti Čeferin shpjegoi arsyen se pse Tirana u zgjodh si mikpritëse e kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë, ndërsa foli edhe për bashkë-organizimin e Europianit U-21 2027 mes FSHF-së dhe Federatës Serbe. Kreu i qeverisë së futbollit europian vlerëson punën e FSHF-së ndër vite, ndërsa tregoi edhe mënyrën se si UEFA ndihmon federatat e vogla dhe nëse Shqipëria do të mirëpresë sërish në të ardhmen një tjetër kompeticion madhor europian. – President, kjo nuk është hera juaj...