Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
‘Camp Nou’ pritet të presë Barça- PSG në tetor
Pavarësisht pasigurisë që rrethon ndërtimin në Camp Nou, ndeshja e madhe e javës së dytë të Ligës së Kampionëve, përballja midis Barcelonës dhe PSG-së më 1 tetor, pritet të zhvillohet sipas planit në stadiumin kryesor të klubit katalanas. Barcelona deri më tani ka luajtur në stadiumin me 6,000 vende Estadi Johan Cruyff, i cili përdoret për ekipin e femrave dhe Barçaës B. Mbrëmë, ekipi i Hansi Flik mposhti Valencian me rezultatin 6-0 në javën e katërt të La Liga-s. Në fakt ndeshja e mbrëmshme ishte planifikuar në Camp Nou me një kapacitet të reduktuar prej 27,000 spektatorësh, por klubi ende nuk kishte marrë të gjitha lejet e nevojshme nga këshilli i qytetit. Vazhdo leximin