Një dritare e re kulturore/ Hapet kanali “Luaj derën”

Një dritare e re kulturore/ Hapet kanali “Luaj derën”

Hapësira mediatike në gjuhën shqipe është pasuruar me një platformë të re informuese dhe kulturore. Bëhet fjalë për kanalin “Luaj derën”, i cili ka startuar para një jave në YouTube dhe udhëhiqet nga gazetarët Xhemazije Rizvani dhe Fitim Marovci. Ky kanal synon të sjellë në fokus tema të cilat rrallëherë trajtohen në median tradicionale, me theks të veçantë në arsimin, kulturën, artin dhe çështjet shoqërore që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve. Përmes reportazheve, kronikave nga terreni dhe intervistave, “Luaj derën” premton një qasje ndryshe ndaj informacionit, duke vënë përmbajtjen mbi sensacionalizmin. Në një realitet mediatik ku vëmendja shpesh përqendrohet tek lajmet e shpejta dhe temat me karakter komercial, ky kanal përpiqet të rikthejë vlerën e përmbajtjes kulturore e arsimore, duke i dhënë hapësirë...