Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Byung-Chul Han: E Lëmuara
(Fragment nga: Byung – Chul Han “Shpëtimi i së bukurës“, S. Fischer, Frankfurt am Main, 2015) E Lëmuara është shenja e së tashmes. Ndërlidhë skulpturat e Jeff Koons-it, iPhon-in dhe Brazilian Waxing. Përse e venerojmë sot të Lëmuarën si diçka të bukur? Përtej të ndikuarit estetik, e lëmuara pasqyron sot një imperativ përgjithësues në shoqërinë njerëzore. Mishëron drejtpërdrejt një lloj pozitiviteti shoqëror. E Lëmuara nuk plagosë. Nga e lëmuara nuk pritet rrezatim refuzues. Tërheq Like. Objekti i lëmuar nuk i mbetet borgj një të Kundërte. E mënjanon secilin negativitet. Estetikën e së lëmuarës e ndjek edhe Smartphone. Smartphone i LG Flex është bile i mbështjellun me një lloj lëkure vetëshëruese, e ky mbështjellës është në gjendje, mbas një kohe të shkurtër, t’i shlyejë...