Përfundojnë në prangat e policisë dy shtetas/ Përshtatën lokalin për lojëra fati të kundërligjshme

Përfundojnë në prangat e policisë dy shtetas/ Përshtatën lokalin për lojëra fati të kundërligjshme

Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 2”. Zbulohet një lokal në rrugën “5 Maji”, që ishte përshtatur për lojëra fati të kundërligjshme. Si pasojë janë arrestuar pronari dhe punonjësi i lokalit. Blutë kanë sekuestruar 3 pajisje kompjuterike dhe 2 celularë që shërbenin për këtë veprimtari. Njoftim i Policisë: Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, shërbimet e komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Game over 2”. Gjatë operacionit, në rrugën “5 Maji”, u zbulua një lokal që ishte përshtatur për lojëra fati të kundërligjshme. Në lokal u gjetën 3 pajisje kompjuterike dhe 2 celularë...