I moshuari rrëzohet nga biçikleta, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

I moshuari rrëzohet nga biçikleta, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Vetëm pak minuta më parë, një 75-vjeçar ka humbur kontrollin e biçikletës duke u rrëzuar në rrugën nacionale Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht. I moshuari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, pasi ka marrë dëmtime në trup. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.