Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Vendimin e merr Kryeministri”/ Përse Rama nuk e shkarkon ende Veliajn, përgjigjet Alimehmeti:Këshilli Bashkiak vetëm..
Anëtari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka sqaruar se shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, siç kërkoi Kryeministri Rama në Asamblenë e PS javën e kaluar, nuk mund të bëhet nga Këshilli Bashkiak. Në një intervistë televizive, Alimehmeti u shpreh se Këshilli Bashkiak vetëm propozon dhe shkarkimi është një vendim që merret vetëm nga Kryeministri. Ai theksoi se nëse këshilltarët bashkiakë socialistë të Tiranës do ta iniciojnë shkarkimin e Veliajt, demokratët do ta votojnë, por sidoqoftë vendimi për shkarkim i takon sërish Kryeministrit Rama. “Këto zgjedhje të parakohshme për Tiranë duhet të ishin bërë kohë më përpara. Veliaj ka 7 muaj që nuk paraqitet në detyrë. Po këto 4 muaj pse priti Rama? Rama dha leje të fillojë procedurat këshilli bashkiak....