Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
33 apartamente, 15 makina e 9 garazhe/ Sekuestrohen pasuritë e Arben Lamçes në Durrës
arben lamce DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Arben Lamçe, pasi ndyshohet se është i përfshirë në aktivitet kriminal. Bëhet fjalë për më shumë se 50 pasuri, që përfshijnë apartamente, makina, si dhe njësi biznesi e garazhe. Arben Lamçja, u prangos në Kosovë si ‘killeri’ i grupit kriminal të dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopaj. Më herët atij i janë sekuestruar pasuri edhe në Tiranë, të cilat ishin në emër të bashkëshortes së tij Manjola Hysenaj, Gentian Parucës, Eduard Petallit, Dile dhe Fatmir Petallit. Lamçja, ka qenë një nga 33 personat për të cilët Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar urdhërarrest, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë 2”, që goditi vëllezërit Çopja. Lamçja u kap në Prishtinë,...