Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Ecim pa ndalim”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet nga zaptimi i hapësirave publike
                            Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Si në çdo ditë, kryeministri dhe njëherë bën me dije se ky aksion nuk do të ndalet deri në përmbushje të qëllimeve për rikthimin e hapësirave të uzurpuara padrejtësisht nga bizneset tek qytetarët. “Ecim, pa ndalim”, shkruan Rama krahas videos ku shihen punonjësit e IKMT-së duke çmontuar strukturat e bizneseve private.