“Nami” në Tiranë/ Plagosje, vjedhje, sulm ndaj prindërve, disa të arrestuar në 24 orët e fundit

“Nami” në Tiranë/ Plagosje, vjedhje, sulm ndaj prindërve, disa të arrestuar në 24 orët e fundit

Policia e Tiranës lajmëron në orët e fundit se ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale. Kështu, dy persona janë proceduar/arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj prindërve. Në pranga ranë edhe shtetas për plagosje, vjedhje e ngacmim seksual. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin S. K., 47 vjeç, ndaj të cilit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”...