Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dosja “Partizani” në GJKKO, avokatët e Jamarbër Malltezit kërkojnë pavlefshmëri të akteve: Akuzat ndaj tij janë pa baza
Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “Partizani”, ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Berisha nuk u paraqit sot në seancë ndërsa u shpreh më herët se vendimi për të qenë ose jo në seanca, do të varet nga ajo që do t’i propozojnë avokatët e tij. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha e cila po ndjek nga afër procesin, bën me dije se Malltezi mori pjesë në seancën ndaj tij, ku përmes avokatëve kërkoi pavlefshmëri absolute të akteve, duke theksuar se akuzat ndaj tij janë pa bazë ligjore. Ndërkohë Malltezi ka kërkuar praninë e medias për të ndjekur procesin “Të sjellin kamerat dhe të filmojnë çdo zhvillim të procesit gjyqësor”, tha ai. “Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve, akuza...