Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Studimi: Pagjumësia mund të rrisë rrezikun e demencës dhe dëmtimet në tru me 40%
Një studim i fundit flet për lidhjen midis pagjumësisë kronike dhe rrezikut të lartë për zhvillimin e dëmtimeve të trurit dhe demencës. Pagjumësia kronike, e cila përfshin probleme me gjumin të paktën tre herë në javë për një periudhë prej tre muajsh apo më shumë, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e trurit, duke rritur rrezikun për zhvillimin e dëmtimeve të lehta njohëse dhe demencës, thonë shkencëtarët. Ky është përfundimi i një studimi të ri që ka ndjekur një grup prej 2,750 pesonash adultë për më shumë se pesë vjet. Studimi, i publikuar në revistën shkencore “Neurology”, ka zbuluar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike kanë 40% më shumë mundësi për të zhvilluar dëmtime të lehta njohëse ose demencë krahasuar me ata...