Ujku sulmon 5-vjeçaren nga Serbia në plazhin grek

Ujku sulmon 5-vjeçaren nga Serbia në plazhin grek

Një ngjarje tronditëse është shënuar në plazhin e Agios Nikolaos të Halkidiki, Greqi, ku një ujk ka sulmuar një vajzë 5-vjeçare. Sipas mediave greke, vajza është me origjinë nga Serbia, e ndodhej aty për pushime së bashku me të ëmën. Mendohet se vajza ka qenë duke luajtur e vetme në plazh, pak më tutje çadrës ku ajo rrinte me prindin e saj, e më pas është sulmuar nga ujku. Ka qenë nëna e vajzës, që me një gur sulmuoi ujkun për ta larguar nga vajza 5-vjeçare. Ujku arriti ta kafshonte dhe ta gërvishte fëmijën në shpinë, por fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, Organizata Mjedisore për Jetën e Egër dhe Natyrën, ka konfirmuar prezencën e ujqervë dhe çakejve në zonë, teksa janë vendosur dhe kamera përreth...