“Nuk dal nga kulla jeme”-Mustafa Lici u pyet në shtëpi, motra e tij bisedoi në “Whats app” me oficerët

“Nuk dal nga kulla jeme”-Mustafa Lici u pyet në shtëpi, motra e tij bisedoi në “Whats app” me oficerët

Mustafa Lici DURRËS-Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e Mustafa Licit, në lidhje me atentatin e ndodhur në 8 shtator në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa shënjestër dyshohet se ishte Erogen Vaso (Brajoviç), i cili mbeti i plagosur së bashku me kamarieren 25-vjeçare.  Sipas gazetarit Elton Qyno marrja në pyetje e Licit është zhvilluar në banesën e tij, pasi nuk ka pranuar të dalë nga shtëpia. Konkretisht oficerët e policisë kanë marë kontakt me kryefamiljarin e familjes Mustafa Lici, të cilit i kanë kërkuar të paraqitej në polici për arsye verifikuese. Por Mustafa Lici nuk ka pranuar të dalë nga ambjentet e shtëpisë, duke u përgjigjur “…Nuk dal nga kulla jeme…” Nisur nga kjo situatë, një grup oficerësh janë...