Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj & Daku gjejnë rrugën e rrjetës, Shehu jep asist
Pas fitores ndaj Letonisë, lojtarët e Kombëtares janë rikthyer në klubet e tyre, ku kanë spikatur me paraqitje të mira dhe gola vendimtarë. Rey Manaj dhe Mirlind Daku realizuan nga pika e bardhë. Manaj shënoi në minutat shtesë (90+9), duke i dhënë një pikë të rëndësishme Al Sharjah në barazimin 2-2 kundër Khorfakkan. Daku vijon të jetë vendimtar për Rubin Kazan. Goli i tij nga penalltia në minutën e 27-të i dha fitoren klubit rus, ndërsa sulmuesi i Kombëtares ngjitet në kuotën e shtatë golave në kampionat pas vetëm tetë ndeshjesh. Juljan Shehu vazhdon të shkëlqejë në kampionatin polak me Widzew Lodz. Në ndeshjen e fundit ndaj Arka Gdynia ai asistoi për Baena Perez, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 9-të. Anis Mehmeti po...