Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Të ardhura nga droga, Prokuroria e Durrësit sekuestron 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 makina
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të shtetasit Arban Lamka, pasi dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për 33 apartamente, 4 garazhe, 4 dyqane dhe 1 tarracë të ndodhura në një pallat në zonën e plazhit në Durrës. “Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.01, të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme.” – thuhet në njoftimin e organit të akuzës Arban Lamka rezulton si biznesmen, pronar i kompanisë “Klejdi Invest”, me aktivitet, “sipërmarrje në fushën e ndërtimit, ndërtime dhe restaurime objektesh, import-eksport i...