Emrat/ Kush do të jenë kryetarët e 7 komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga mazhoranca

Emrat/ Kush do të jenë kryetarët e 7 komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga mazhoranca

Partia Socialiste, ditën e sotme në orën 10:00 mblodhi Grupin Parlamentar. I pranishëm në mbledhje ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.  PS synon që në këtë mandat të ndryshojë strukturën e Kuvendit, duke krijuar 11 komisione të përhershme, krahasuar me 8 që ka pasur Parlamenti deri më tani. Për këtë nevojitet ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, dhe mësohet se mazhoranca socialiste synon që ndryshimin e Rregullores dhe ngritjen e komisioneve t’i miratojë para votëbesimit të qeverisë në Parlament. Vizion Plus ka mësuar emrat e 7 kryetarëve të komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga mazhoranca si dhe përbërjen e tyre. Ndërkohë opozita do të drejtojë katër komisione. KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS DHE EMRAT E KRYETARËVE: 1.Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Do...