Miliarda me tenderat e AKSHI-it/ Ermal Beqiri paraqitet në SPAK, sekuestrohen dokumentat

Miliarda me tenderat e AKSHI-it/ Ermal Beqiri paraqitet në SPAK, sekuestrohen dokumentat

Ermal Beqiri TIRANË-Biznesmeni Ermal Beqiri është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk ka një informacion se për çfarë është thirrur, por më parë ai është denoncuar nga opozita si përfitues i shumë tenderave në AKSHI. Burime për ZËRI bëjnë me dije se disa javë më parë me urdhër të prokurorit të SPAK, Klodian Braho janë marrë në zyrat e Agjencisë Kombëtare Të Shoqërisë së Informacionit, rreth 8 dokumenta në lidhje me praktikën se si janë fituar tenderat. Kujtojmë se në fillim të muajit gusht oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në kompaninë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit, i cili rezulton fitues në një sërë tenderash publikë, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së...