Nesër dy seanca dhe të enjten seancë maratonë/ Nga struktura e re te betimi i kabinetit Rama 4, çfarë pritet të ndodhë

Nesër dy seanca dhe të enjten seancë maratonë/ Nga struktura e re te betimi i kabinetit Rama 4, çfarë pritet të ndodhë

Të enjten (18 shtator) pritet të mbahet një seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo javë pritet të jetë shumë e ngjeshur për Kuvendin, pasi janë të planifikuara disa seanca dhe aktivitete që kanë të bëjnë me nisjen e punës së kabinetit të ri qeverisës. Sipas raportimeve të gazetarit Ergys Gjençaj, nesër pritet që në Kuvend të zhvillohen dy seanca të rëndësishme. Seanca e parë, që do të fillojë në orën 10:00 të paradites, do të ketë si fokus konstituimin e strukturave të reja dhe emërimin e organeve kryesore të Kuvendit. Ky është një hap i rëndësishëm për të filluar procedurat e punës në Kuvend pas formimit të qeverisë së re. Komisionet: Propozimi i PS për rritjen e numrit të tyre Në seancën e dytë,...