Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gllabëruesi i tenderave të AKSHI-t, Ermal Beqiri merret në pyetje nga SPAK – Detajet
Biznesmeni Ermal Beqiri, i cili njihet si “gllabëruesi” i parave publike përmes tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Burime bëjnë me dije se Ermal Beqiri është marrë pyetje në kuadër të një hetimi nga SPAK, për të cilin oficerët e BKH-së kanë ushtruar në fillim të muajit Gusht në zyrat e kompanisë “Soft & Solution” në pronësi të tij. Kompania “Soft & Solution” vijon të jetë një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë, pa u përballur me asnjë pengesë ligjore apo institucionale. Nuk dihet nëse hetimi i SPAK ka të bëjë me ndonjë tender të fituar nga kompania “Soft & Solution” nga institucioni i...