Javier Bardem shfaqet me një shall palestinez në Emmy 2025, ja mesazhi që dërgoi për Gazën

Javier Bardem shfaqet me një shall palestinez në Emmy 2025, ja mesazhi që dërgoi për Gazën

Në ceremoninë e 77-të të çmimeve Emmy, disa nga yjet më të mëdhenj të industrisë televizive shfrytëzuan mundësinë për të shprehur kundërshtimin ndaj luftës në Gaza. Aktorë dhe aktore të njohur mbajtën distinktivin e kuq të iniciativës “Artists4Ceasefire”, një thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe ulje të tensioneve midis Izraelit dhe Gazës. Hannah Einbinder, aktorja e serialit Hacks, e cila fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë Mbështetëse, mbante distinktivin në fjalimin e saj të pranimit, duke theksuar se bojkotet janë një mjet efektiv për të ushtruar presion mbi ata që janë në pushtet. “Bojkoti i Punëtorëve të Filmit për Palestinën nuk synon individë, por vetëm institucionet që mbështesin gjenocidin”, tha Einbinder, duke shtuar se kishte miq në Gaza që punonin si mjekë në vijën...