50 deputetë në 3 grupe parlamentare- PD ‘furnizon’ partinë e Metës dhe aleatët, Vokshi refuzon postin

50 deputetë në 3 grupe parlamentare- PD ‘furnizon’ partinë e Metës dhe aleatët, Vokshi refuzon postin

mbledhja e grupit te pd TIRANË- Partia Demokratike dhe aleatët e saj, të cilët arritën që të siguronin vetëm 50 mandate deputetësh në zgjedhjet e 11 Majit, pritet që të paraqiten në Kuvend me 3 grupe parlamentare, për të maksimalizuar kohën që kanë në dispozicion për të folur përgjatë seancave. Grupi kryesor i Partisë Demokratike do të drejtohet nga Gazment Bardhi, i cili konfirmohet në këtë post nga Berisha, ndërsa dy grupet e tjera do ti përkasin Partisë së Lirisë dhe Aleatëve. Të dy grupet do të plotësohen fiktivisht me deputetë të radhëve të Partisë Demokratike. Por ndërsa socialistët zgjodhën sot dhe kryetarët e grupeve parlamentare që i përkasin mazhorancës, opozita ka qenë skeptike në lidhje me emrat por edhe qëndrimit që do të mbajë...