Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zyrtari amerikan në gjyqin e Thaçit: Rugova luftonte paqësisht! Takimet e mia me Hashimin…
Zyrtari i lartë amerikan James Rubin ka nisur dëshminë e tij në Hagë, ku edhe po mbahet procesi për ish-krerët e UÇK-së. Përgjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, ka folur për angazhimin e tij në pjesën e Ballkanit përgjatë të 90’ave. Rubin thotë se në vitin 1991-1992 ai dhe Madeline Albright kishin mendime të ngjashme, për të depërshkallëzuar tensionet në Ballkan, rrjedhimisht edhe në Kosovë. “Ne nuk i njihnim mirë shqiptarët e Kosovës. Njihnim disa prej tyre Nuk kishim takuar asnjë udhëheqës të UCK. Pjesëtarë të tjerë, kishin takuar ne jo. Ishte diçka shumë e vogël në mendjen tonë. Kur dëgjuam se udhëheqësi i delegacionit ishte nga UCK, por përpiqej të arrinte paqen në Rambuje për të ndaluar...