“Nuk janë krijuar për në rrugë…”, si pandemia ndryshoi përdorimin e monopatinave elektrike

“Nuk janë krijuar për në rrugë…”, si pandemia ndryshoi përdorimin e monopatinave elektrike

Monopatinat elektrike po bëhen një sfidë e re për sigurinë në rrugët e Shqipërisë. Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, thotë se këto mjete janë krijuar për të lëvizur në vende të mbyllura si aeroporte apo ambiente të mëdha, jo për rrugët e zakonshme. Gjatë pandemisë, monopatinat u përdorën më shumë për lëvizje të shpejtë, por tani po shkaktojnë aksidente, pasi shpejtësia e tyre arrin deri në 85 km/orë dhe nuk ka rregulla që t’i kontrollojnë. Kjo situatë e ka bërë përdorimin e monopatinave të rrezikshëm, duke krijuar një problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme. “E para nuk është një mjet që është ristrukturuar për ecur në rrugë, ai është krijuar që në fillimet e veta për të...