Nis gjykimi për Sali Berishën, ish-kryeministri paraqitet në SPAK dhe sulmon Dumanin

Nis gjykimi për Sali Berishën, ish-kryeministri paraqitet në SPAK dhe sulmon Dumanin

Ka nisur seanca në Gjykatën e Posaçme për aferën e dyshuar korruptive “Partizani”, ku zyrtarisht të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi si dhe 3 të tjerë. Seanca nisi në orën 10:45, ku lideri i demokratëve nuk ishte i pranishëm, por i përfaqësuar nga avokati i tij. I pranishëm është vetëm Jamarbër Malltezi, pasi dhe të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët. Në nisje të seancës kryetarja e trupit gjykues, Elsa Ulliri paraqiti vendimin e gjyqtarit Erjon Çela që rrëzoi kërkesën për përjashtimin e trupës gjykuese të bërë nga avokatët e Sali Berishës. Edhe pse mungon në seancë, Berisha ishte këtë mëngjes në SPAK në kuadër të urdhrit për masën e sigurisë detyrim paraqitje. Pasi firmosi, Berisha i shoqëruar me mbështesit...