Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha bën edhe Dumanin “puçist”: Po shkulte leshrat se nuk i’u zgjat mandati
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”. Sali Berisha gjithashtu është shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj. Ai akuzoi drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani se e përdori detyrën për interesa të tij personale. “Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste antikushtetuese për të zgjatur mandatin. Ky kriminel kushtetues përdori detyrën, besimin dhe ligjin për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel kushtetues amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës”, tha Berisha/ Kryedemokrati akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore,...