Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përleshje mes shtetasve palestinezë dhe izraelitë në Athinë, ndalohen pesë persona
Një sherr masiv ka ndodhur mes disa shtetasve palestinezë dhe izraelitë në Sindagma, Greqi. Mediat greke raportojnë se ngjarja nisi pasi dy turistë izraelitë po kryenin homazhe pranë Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sindagma. Tre shtetas me origjinë palestinezë, duke dëgjuar çiftin izraelit duke folur, nisën t’i shanin, kërcënonin dhe më pas i goditën me shkopinj, të cilëve u ishin varur flamuj palestinezë. 29-vjeçari izraelit reagoi duke u përplasur me ta. Në përleshje u përfshi edhe gruaja e tij, 25-vjeçare, si dhe tre palestinezë të moshave 23, 25 dhe 27 vjeç. Si pasojë e sherrit, 29-vjeçari izraelit dhe 27-vjeçari palestinez morën plagë dhe u dërguan në spital. Policia ndaloi të pestë personat e përfshirë në incident. Rasti u bë viral pasi një turist publikoi...