Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Shqipëria përmirësohet në “analfabetizmin financiar”, 58% e dinë çfarë është inflacioni
Inflacioni shpesh përdoret si njësi matëse për njohuritë ekonomike të popullatës. Njohja e saktë e termit nga një pjesë e madhe shihet si një qasje me e mirë ndaj kursimeve, investimeve dhe vendimeve të tjera që kanë të bëjnë me financat personale.Një anketë e Bankës Qendrore të Austrisë që u zhvillua në dhjetor 2024 në 9 vende të rajonit CESEE (Bullgari, Çeki, Hungari, Poloni, Rumani, Shqipëri, Bosnjë, Maqedonia e Veriut dhe Serbi) evidentoi se afërsisht 58 % e shqiptarëve i janë përgjigjur saktë pyetjes bazë mbi inflacionin, duke e matur nivelin e asaj që quhet “analfabetizëm financiar”.Shqipëria ka bërë përmirësim të dukshëm në krahasim me vetveten. Të dhënat tregojnë se njohuritë mbi inflacionin kanë qenë ndër më të ulëtat në rajon gjatë periudhës së monitorimit....