I riu nga Pakistani arrestohet në Kakavijë, policia i gjen kanabis me vete

I riu nga Pakistani arrestohet në Kakavijë, policia i gjen kanabis me vete

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin pakistanez Z. A., 26 vjeç, pasi dje, është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.