Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Si iu përgjigjej Pushkini kritikave dhe fyerjeve…?
Pushkini mori vërejtje të shumta thumbuese nga bashkëkohësit, por u përgjigjej me shumë zgjuarsi. Kritikët dhe ziliqarët s’kishin asnjë pikë mëshire për shkrimtarët. Në ditët e sotme, Aleksandër Pushkini konsiderohet si një prej poetëve kryesorë rusë, megjithatë disa prej vlerësimeve të bashkëkohësve, gjatë kohës së tij, ishin të ashpra, madje fyese. Në 1830, Pushkini shkroi disa shënime për t’iu përgjigjur komenteve, ku pranonte se gjithmonë i respektonte kritikët e vërtetë dhe përpiqej të hynte në mënyrën e tyre të të menduarit, edhe pse zakonisht nuk ia dilte dot mbanë. Fyerjet në revista, siç pranonte Pushkini, për njëfarë kohe e inatosën, si rrjedhojë autorët duhet të ishin të lumtur se ia kishin arriur qëllimit. Në artikullin “Përvoja e prapsjes së disa akuzave joletrare”, Pushkini shkroi se...