Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Shqip kuvendojmë apo çorbë trazojmë?
Qemal Murati Gjuhë dhe antigjuhë Nga Qemal MuratiGjuha nuk është vetëm mjeti themelor i komunikimit, por është edhe qytetërim e kulturë. Kur e përdor bukur, rrjedhshëm, estetikisht, gjuha të jep kulturë; ndërsa kur e përdor shëmtueshëm, me shkelje të normave të saj, kur nuk kujdesesh për të, kur gjuha sundohet nga një indiferencë e rëndë, kjo quhet çkulturë. Nuk e ka thënë kot semiologu italian Umberto Eco se: “Njeriu nuk “e flet gjuhën”, por gjuha “e flet” njeriun.” E, rrjedhimisht, nuk e flasin ne shqipen, por shqipja na flet ne. Pra, çfarë gjuhe flasim, të tillë edhe jemi.Gjuha shqipe është lëvruar shumë dhe në këta dhjetëvjeçarët e fundit është pasuruar shumë, por dhe është klishetizuar shumë (khs. përdorimet e tilla që përdoren në çdo fjali:...