Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Në “bibliotekën” e Migjenit
Nga: Lazër Radi Nji mbas nji, ditët nisën me hy n’at rrjedhën e zakonshme. Mbasditeve kur Milloshi s’ishte në mësim, të shtunave o të dielave që ishte i lirë, ai ishte i ftuem në Nënprefekturë për ndonji “seancë” loje. Mungesën e tij, unë e mbushja duke lexue librat e bibliotekës së tij. Siç ma kishte theksue edhe net ma parë, kisha qëllue me fat pse e njifsha mirë serbokroatishten, dhe pjesa ma e madhe e librave, mos me thanë krejt, ishin n’at gjuhë. S’di se ç’libra kishte Milloshi në Shkodër, po në Pukë kishte pak, po të zgjedhun. Pjesa ma e madhe e tyne, e theksoj ishin të edicionit NO-LIT (Nova Literaturnaja). Kjo e cila botonte kryesisht vepra dhe shkrimtarë bashkëkohorë. Autorë të cilët trajtonin...