Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
                            Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të hëne, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen “Partizani”. Berisha duhet të shkojë në Prokurorinë e Posaçme të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi  dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.