Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Miliarda me tenderat e AKSHI-it/ Ermal Beqiri paraqitet në SPAK
Ermal Beqiri TIRANË-Biznesmeni Ermal Beqiri është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk ka një informacion se për çfarë është thirrur, por më parë ai është denoncuar nga opozita si përfitues i shumë tenderave në AKSHI. Kujtojmë se në filim të muajit gusht oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në kompaninë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit, i cili rezulton fitues në një sërë tenderash publikë, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun për herë të parë në vitin 2021, kur ai u thirr si ekspert në procesin gjyqësor për korrupsion ndaj Ilir Metës. Beqiri kreu ekspertizën teknike mbi videon e...