Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
“Shuplaka Amerikane”, Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA godet ekonominë e Kosovës
Pas vendimit të Uashingtonit për ta pezulluar procesin e Dialogut Strategjik, odat ekonomike dhe shoqëria civile kanë paralajmëruar pasoja të drejtpërdrejta në ekonominë e Kosovës dhe në perspektivën e partneritetit me SHBA.Vendimi i fundit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik të planifikuar me Kosovën vlerësohet si shuplaka më e rëndë që ka mundur t’i jepet vendit.Ndikimi përveç aspektit politik, po vlerësohet të jetë i madh edhe në atë ekonomik.Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë reaguar me shqetësim të thellë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.DhTIK thekson se marrëdhëniet me SHBA-të janë jetike për Kosovën, duke kujtuar se Amerika ka qenë gjithmonë partner strategjik në ndërtimin e institucioneve demokratike, zhvillimin ekonomik dhe...